TIRANE, 9 prill 2013– Arrestohet punonjësi i një banke në kryeqytet.

Burime nga policia e Tiranës sqarojnë se mbi të rëndon akuza e vjedhjes përmes mashtrimit. 

Sipas policisë, i arrestuari është identifikuar si Kujtim Vata, me pozicion roje sigurie në një bankë të nivelit të dytë. 

Arrestimi i këtij personi u bë i mundur nga sektori kundër krimit ekonomik.

Mësohet se dëmi që roja i ka shkaktuar bankës është më shumë se 20 mijë euro. 

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se i arrestuari kishte tërhequr para nga llogaritë e mbi 20 mijë klientëve të bankës, duke u kërkuar punonjësve të tjerë autorizimet.

Hetimet për këtë rast vijojnë, për të mësuar nëse ky person ka bashkëpunuar me ndonjë person tjetër apo jo.