Vrasjet e fundit në Durrës, si dhe arrestimi i tre personave të dyshuar si vrasës me pagesë kanë sjellë në Durrës drejtorin e Policisë së Shetit, Ardian Cipa dhe shefin e Prokuroisë së Krimeve të Rënda, Blerim Tominaj. Kreu i krimeve të rënda deklaroi se është arrestuar një prej oficerëve të Shishit, Florian Bushi, i cili ka nxjerrë të dhëna sekrete të vrasjes së ndodhur në Fier, me pasojë vrasjen e Denis Kasaj dhe plagosjen e Klement Kastrati dhe Edmond Margariti.
“Oficeri i Shishi ka nxjerrë të dhëna që përbëjnë sekret hetimor për bandat kriminale. Me udhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është bërë arrestimi i tij për shpërdorim detyre.
“Po hetojmë për të zbardhur dinamikën e krimeve të rënda të ndodhura në Durrës. Po kështu policia po punon në drejtim të identifikimit të autorëve të vrasjeve të ndodhura në dhjetor që pasuan me Gazmend Collakun. Gjithashtu policia ka marrë në analizë të gjithë informacionin e duhur dhe të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e vrasjes. Do merret në mbrojtje çdo qytetar që i rrezikohet jeta. Kjo ngjarje ka lidhje me ngjarje të tjera të rënda të ndodhura gjatë viteve të fundit në qakun e Durrësit, për të cilat janë hapur dosjet, dhe që kanë të bëjnë me bandat e trafiktu të drogës me aktivitet jashtë vendit” tha Ardian Cipa Drejtor i Policisë së Shetit.
Drejtori i polcisë së Durrësit, Perlat Cullaj dekalroi se dy ngjarjet e para të vrasjes së dy të rinjve para Torrës, në 20 dhjetor Elvin Kodrës dhe Endri Caushajt, kanë lidhje me rrëmbimin e më pas ekzekutimin e Gazmend Collakut, për të cilët po punohet intensivisht në identifikimin e autorëve të krimit.
/K.H./





