29tetor 2015 – Arrestohet në mal Qemal Stafa. Policia e Bulqizës ka prangosur 39-vjeçarin Stafa së bashku me Lahim Deda 49 vjeç dhe Agron Dalipi 31 vjeç, pasi kanë qëlluar me armë zjarri në malin e Bardhë, në Bulqizë, shkruan Balkanweb.
Si pasojë e të shtënave, është djegur mjeti eskavator i markës “KOMATSU” me vlerë rreth 80 mijë euro i cili përdorej nga firmat “Almewood” shpk, “Korra” shpk, “Lubima” shpk”, për hapjen e një rruge pyjore. Të mbërritur në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin e dëmtuar dhe gëzhojat e armës së zjarrit.
/portali DurresLajm/