Bie në pranga reperi i njohur amerikan, Nelly, pasi akuzohet për dhunë ndaj një gruaje.

Nelly, 42 vjeç, u arrestua nga policia në Washington, gjatë një turneu muzikor pas akuzës nga një fanse.

Lajmi raportohet nga TMZ, ndërsa Nelly akuzohet për dhunë të shkallës së dytë dhe është dërguar në paraburgim.

Kjo nuk është hera e parë që Nelly ka probleme me ligjin, pasi në prill të vitit 2015, ai ra në pranga pasi policia e ndaloi me drogë dhe armë gjatë turneut të tij muzikor.