Një 42-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Lushnjës.

Autoritetet sqarojnë se i arrestuari është roja i vend depozitimit të mbetjeve të qytetit, pasi një ditë më parë dyshohet se ka ndezur një zjarr që u përhap në përmasa të mëdha.

Sipas policisë dyshohet se Mondi Shehu ka shpërdoruar detyrën dhe ka ndotur ajrin.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndotja e ajrit”.