3 dhjetor 2014 – Operacioni “Conventus” i datës 18 shtator 2014 i karabinierisë neutralizoi njëbandë italo-marokeno-shqiptare, që merrej me prostitucion, trafik dhe shpërndarje droge si edhe armëmbajtje pa leje.
Në kuadrin e këtij operacioni 26 persona përfunduan në burg, ose u derguan në arrest shtëpie, por 6 shqiptarë anëtarë të bandës i shpëtuan prangave të karabinierëve. Gjithsesi, dy prej tyre shkuan si cjapi te kasapi. Bujar Azizi, 30 vjeç, i nisur nga Durrësi sapo zbriti në Portin e Ankonës nga trageti i kompanisë “Adria Ferries” u arrestua si anëtar i bandës. Pas arrestimit, ai u dërgua në Burgun e Montakutos (Montacuto), në qytetin eAnkonës._2.jpg)
Manuela Oshafi, 23 vjeçe u arrestua, sapo zbriti nga trageti i Linjës Vlorë-Brindizi i kompanisë Red Star Ferries. Pas arrestimit, ajo përfundoi në arrest shtëpie, por e detyruar të mbante byzylykun elektronik, për të mbikqyrur lëvizjet. Karabinieria po përpiqet të zbulojë vendndodhjet e katër shqiptarëve të tjerë anëtarë të së njëjtës bandë të strukturuar kriminale.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





