DURRËS, 3 nëntor 2014– Një grua iraniano-britanike u arrestua në Iran, sepse deshi të ndiqte një ndeshje volejbolli për meshkuj dhe është dënuar me 12 muaj heqje lirie, -thotë avokati i saj. Ghoncheh Ghavami, 25, vjeç u konsiderua fajtore për përhapjen e propagandës anti-regjim, ka thënë avokati Alizadeh Tabatabaie. Loja e volejbollit për gratë është ndaluar që në vitin 2012, gjithashtu dhe futbolli nuk është i lejuar të shihet nga ato. Autoritetet iraniane kanë argumentuar se gratë kanë nevojë të mbrohen nga sjelljet brurale të tifozëve meshkuj. Zyra e Jashtme e Britanisë është e shqetësuar në lidhje me dënimin. "Ne kemi shqetësime në lidhje me prokurorinë, mbarëvajtjen e procesit të rregullt ligjor gjatë gjykimit, dhe trajtimin e Ghavami-t ndërsa ndodhet në burg," u tha në deklaratë. Amnesty International e ka përshkruar Ghavami, e cila është nga Shepherd’s Bush në perëndim të Londrës, si e burgosura e ndërgjegjes, dhe bëri thirrje për lirimin e saj të menjëhershëm. Më shumë se 700.000 njerëz kanë nënshkruar një peticion online duke u bërë thirrje autoriteteve për ta liruar atë.
Diplomuar në Universitetin e Shkollës së Studimeve Orientale dhe Afrikane në Londër, Ghoncheh ishte pjesë e grupit të grave që u përpoqën ndiqnin ndeshjen Iran –Itali në 20 qershor. Gratë u arrestuan dhe dyshohet se u rrahën, para se të lirohen. Zonjushë Ghavami u riarrestua më vonë dhe u procesua në gjyq. Ajo ka filluar grevën e urisë në muajin tetor dhe po e mbajnë në qelitë e izolimit.
/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





