Policia e Kosovës ka arrestuar sekretarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, një ditë pas protestës së opozitës të mbajtur ditën e 8-vjetorit të Pavarësisë së shtetit kosovar.
Arrestimin për Dardan Molliqajn e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, po ashtu edhe Adonis Tahiri nga “Vetëvendosje”.
Mediet kosovare raportojnë se Molliqaj është arrestuar për shkak të mosparaqitjes në seancë për rastin e dëmtimit të veturave të EULEX-it.
Deri më tani, policia ka arrestuar 8 pjesëtarë të VV-së, mes tyre edhe Glauk Konjufcën dhe Frashër Krasniqin.