Zvicër, 20 korrik 2014 – Policia kufitare e kantonit zviceran të Ticionos, në pikën e kontroll kalimit të kufirit të Livornetos, ndaloi një çift shqiptaro – serb, të shtunën pasdite.

Çifti u ndalua, sepse policia gjeti të fshehur në fundin e dyfishtë të bagazhit të veturës mini-cooper 5 kg heroinë të pastër.

Vlera e drogës me çmim pakice shkon në 200 000 franga zvicerane.

Shqiptari 26 vjeçar dhe shoqja e tij serbe 45 vjeçe u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Nga hetimet e prokurorisë zvicerane rezultoi se çifti e kishte marrë në Italinë veriore drogën dhe ishte tranzit nëpër Zvicër.

 Destinacioni i tyre ishte kryeqyteti i Bavarisë, Mynihu, ku droga do të shërbente për furnizimin e shpërndarësve me pakicë të heroinës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/