Kosovë, 20 qershor 2014 – Ukë Rugova, djali i ish presidentit Ibrahim Rugova është arrestuar sërish, edhe pse dy orë më parë ishte liruar.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi, i cili është avokat i të dyshuarit në rastin e njëjtë me Ukë Rugovën, Izet Beqirit.
Gashi ka treguar se Rugova është arrestuar me urdhër të prokurorit të njëjtë të EULEX-it, e këtë ai e ka quajtur keqpërdorim të drejtësisë.
Ai thotë se është e pakuptueshme se si mund të arrestohet, kur i njëjti është liruar pak më herët me një vendim të Gjykatës së Apelit.
Lirohet Ukë Rugova
Djali i ish presidentit Ibrahim Rugova, Uka, është liruar sot nga paraburgimi. Lirimi i tij ka ardhur pas një vendimi të Gjykatës së Apelit në Prishtinë.
Ekzistencwn e këtij vendimi e ka verifikuar për KosovaPress edhe avokati Tom Gashi. Ai theksoi se vendimin e ka pasur në dorën e tij dhe lirimi i tij është i sigurt sipas atij vendimi.
Ukë Rugova është arrestuar në ambientet e shtëpisë së tij më 5 shkurt të këtij viti, për një dyshim nga ana e EULEX-it se ai është i përfshirë në krim të organizuar e shpërdorim të detyrës zyrtare.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





