Policia ka arrestuar sërish Vladimir Gjutën, këtë radhë nën akuzën e dhunës në familje.

Gjuta është i njohur nga policia dhe drejtësia shqiptare si i dyshuar për vënien e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, akuzë e cila u rrëzua më vonë.

Sipas policisë, Gjuta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij duke thyer kështu edhe masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Tiranës. 36-vjeçari i ka shkuar babait të tij F.Gjuta në shtëpi dhe e ka rrahur.

“Duke shkuar në banesën e të atit, shtetasi Vladimir Gjuta ka shkelur vendimin e datës 22.04.2016 të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, ku për këtë shtetas është vendosur masa e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’”, njofton policia e kryeqytetit.

Pas këtij veprimi, uniformat blu kanë plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për babanë e tij.