Kukës, 5 gusht 2014 –  Shefi i Policisë së Kukësit, Edvin Dervishi, është arrestuar nga kolegët e vit.

Dervishi akuzohet për bashkëpunim në pengmarrjen e një të riu.

Ai është marrë peng nga tre shoket e Dervishit,Armar, Edmond dhe Samet Elezin, që gjithashtu janë arrestuar.

Shkak për këtë pengmarrje është bërë vjedhja e dyqanit të tre vëllezërve.

Pengmarrësit akuzonin të riun se e kishte bërë këtë vjedhje.

Ata e kanë marrë peng atë, duke e mbajtur gjithë natën në një magazinë.

Vetë Edvin Dervishi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj tij.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/