Sarandë, 27 korrik 2014 – Është arrestuar gjatë ditës së sotme edhe personi i gjashtë i akuzuar për rrëmbim personi, në lidhje me ngjarjen e djeshme në qytetin e Sarandës.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se në pranga ka rënë 24 vjeçari Endri Kabili, i lindur e banues në Shijak.

Sipas policisë, Kabili dyshohet se ka tentuar të shtyjë për ushtrim prostitucioni 18 vjeçaren me inicialet M. I., e cila është shpallur në kërkim si e larguar nga banesa e saj, në Tiranë.

Një ditë më parë policia e Sarandës bëri me dije se “U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Ermal Taka, vjeç 26, banues në Shijak, Përparim Brecani, vjeç 26, banues në Durrës, Arlind Maroshi vjeç 21, banues në Hamallaj, Durrës, Amaril Maroshi, vjeç 19, banues në Hamallaj Durrës, Ramiz Cenaj, vjeç 19, banues në Manëz.  Këta shtetas në bashkëpunim duke ushtruar dhunë fizike dhe armë të ftohta i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë shtetases M. I., 18 vjeç nga Tirana, e shpallur në kërkim si e larguar nga banesa. 5 shtetasit e kanë marrë me forcë në një lokal në Sarandë ku punonte si kamariere. Në banesën e këtyre shtetasve u gjetën maska dhe armë të ftohta, të cilat kishin shërbyer për kryerjen e krimit.”

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/