Policia e Shkodrës ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin me dy viktima pasditen e djeshme pranë fshatit Mjedë, në aksin Vau i Dejës-Kryebushat.
Në pranga është vënë shtetasi Gledis Bujari, 21 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
21-vjeçari Bujari, duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, përplasi dy këmbësorët Ndue dhe Ndrekë Prenga, xhaxha e nip, të moshës 63 dhe 43 vjeç. Njëri prej tyre humbi jetën në vendin e ngjarjes dhe tjetri vdiq gjatë transportimit për në spital.
Dyshohet se automjeti ka rëshqitur në rrugë për shkak të lagështirës dhe shoferi 21-vjeçar ka humbur kontrollin duke shkaktuar dhe aksidentin fatal.