Një autoambulancë është aksidentuar këtë të enjte në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës pasi shoferi i saj ka qenë i dehur.
Policia bën me dije se shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka përplasur dy makina të tjera.
“Gjatë kryerjes së alkooltestit, drejtuesi i autoambulancës, shtetasi P. M., rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l”, bëri me dije policia.
Në autoambulancë nuk ka pasur pacientë në momentin që ka ndodhur aksidenti.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.





