11 mars 2015 – Një tjetër shofer autobusi është arrestuar paraditen e sotme nga policia rrugore në kryeqytet, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Arrestimi i shoferit u bë i mundur gjatë kontrolleve të përditshme që po u bëhen drejtuesve të autobusëve te transportit publik në Tirane, për perdorim te pijeve alkolike.

Sipas policisë, gjatë kontrollit rezultoi se Arjan Bashi, drejtuesi i autobusit te transportit publik të linjës Vorë-Tiranë, me targa ‘AA 884 IM’, rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.56%.

 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/