Shoferi i furgonit, që një ditë më parë përplasi për vdekje drejtuesin e një motori pranë mbikalimit Ishull Lezhë, u vu në pranga.

Mark Macaj akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi nga hetimet paraprake dyshohet se furgoni është futur në parakalim, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me motorçikletën, çka i solli vdekjen 56-vjeçarit Pavlin Ndoj. Ai humbi jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.