Arrestohet shoferi i një autobusi në Durrës që po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Në pranga ra shtetasi A. Memollari 58 vjeç, banues në Durrës.
Ai është kapur ditën e martë rreth orës 13:45, në lagjen nr.11, duke drejtuar mjetin tip “Renault” autobus në gjendje të dehur.
Pas kryerjes së testit, rezultoi se ai kishte konsumuar alkool në masën 0.88 mg /litër.
Ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





