Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar  drejtuesin e autobusit që shkaktoi ditën e djeshme aksidentin në Tiranë, duke u përplasur me disa makina.

Nga aksidenti i djeshëm mbetën të plagosur 9 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

I arrestuari,  63-vjeçari Agron Xhafa,  akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi pas aksidentit të djeshëm mbetën të lënduar nëntë qytetarë.