Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe ndaluar drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje një këmbësor më 13 shkurt në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
I ndaluari është 51-vjeçari me iniciale H.P., i cili përplasi me makinë këmbësorin me iniciale G.H. dhe më pas u largua nga vendngjarja. Ai u identifikua pas hetimeve të grupit hetimor dhe analizës së provave shkencore.
Policia njofton gjithashtu se janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohen se kanë pasur dijeni për aksidentin dhe kanë fshehur ngjarjen. Ata akuzohen për moskallëzim krimi dhe kallëzim të rremë.





