Itali, 23 maj 2014 – Policia e qytetit të Augustës, në Siçili, arrestoi Dashamir Cemuratin, 22 vjeç. Ai, ndonëse nuk kishte precedentë penalë, kishte rënë në sy të policisë si shpërndarës droge.

Pas ndalimit në rrugë, u kontrollua edhe banesa e Dashamirit.

Në të u gjetën 14 gramë kanabis, 7,5 gramë kokainë dhe një peshore preçizioni. Pas arrestimit në flagrancë, gjykata duke pasur parasysh edhe rrethanat lehtësuese, dha masën e sigurisë arrest shtëpie për të riun shqiptar.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/