Është vënë në pranga ditën e sotme një shpërndarës kokaine në zonën e Pedonales në qytetin e Shkodrës.

Siç bëhet e ditur, në pranga është vënë një 25-vjeçar i identifikuar si Blerim.A, i cili mbahej nën vëzhgim prej disa ditësh nga policia.

Pas arrestimit, 25-vjeçarit i janë gjetur 15 doza kokaine, ndërsa policia vijon puna për të parë nëse ka persona të tjerë që bashkëpunojnë me të arrestuarin.