Itali, 14 prill 2014 – Policia e Ferrarës në bashkëpunim me policët e skuadrës së lëvizshme të Ravenës arrestuan të dielën shqiptarin Edmir Peqinin, 31 vjeçme akuzën e shpërndarjes së kokainës. Policia e arrestoi Edmirin pranë banesës së tij në qytezën e Massa Lombardas afër Ravenës. Edmiri banonte së bashku me të ëmën, 60 vjeç, ndaj të cilës policia italiane nisi një procedim penal për moskallëzim krimi, sepse ajo ishte në dijeni të aktivitetit të të birit.
Nga kontrolli i banesës u gjetën 85 gramë kokainë e pastër, një peshore precizioni dhe material për ambalazhimin e drogës. U sekuestruan gjithashtu edhe 7 copë celularë të përdorur nga Edmiri. Policët shpresojnë të gjejnë të dhëna me interes për hetimet nga këqyrja e memories së celularëve. Sipas policisë italiane, Peqini ishte një nga shpërndarësit më të rëndësishëm të drogës në atë zonë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





