Një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga policia në Itali, pasi akuzohet për trafikim droge.

Mediet fqinje bëjnë me dije se i riu u kontrollua nga policët gjatë një aksioni në Perugia, pranë një qendre tregtare teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij.

Prej ditësh shqiptari ishte nën vëzhgim nga efektivët, pasi ishin vënë re lëvizje të dyshimta të tij dhe kishte pasur denoncime nga banorët e lagjes.

Gjatë kontrollit të makinës iu gjet një sasi kokaine, e cila ishte fshehur. Kokaina e gjetur peshonte rreth 11 gram dhe tashmë i riu pa precedentë të mëparshëm penal, akuzohet për trafikim droge.