Itali, 18 gusht 2014 – Karabinierët arrestuan Edmond Qamën, 41 vjeç, për dy raste tentativë vrasjeje. Edmond Qama dhe Agron G., në 3 mars 2013, goditën disa herë me thikë në gjoks një prostitutë shqiptare, në vendin e “punës”.
Tentativa e vrasjes ndodhi në Torino. Tre muaj më vonë, në 3 qershor 2013, u arrestua Gëzimi, ndërsa Edmondi arriti t’i shmangej prangave të karabinierëve.
Nga hetimet e karabinierëve rezultoi se Edmondi kishte plagosur me thikë në gjoks një tjetër prostitutë shqiptare po në mars të vitit 2013, në Torino.
Edmondi u arrestua këtë fundjavë. Bashkë me të përfundoi në arrest shtëpie edhe një italiane 59 vjeçare, sepse ndihmonte në pajisjen e prostitutave shqiptare me karta identiteti italiane false.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





