BARI, 12 mars 2013– Më shumë se 150 kg marijuanë janë sekuestruar në portin e Barit nga policët e Guardia di Finanza në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë Doganore. 

Droga, e paketuar në 71 pako, u zbulua në pjesën e poshtme të përparme të një kamioni, "frigorifer" me targa shqiptare, sapo kamioni zbriti nga një traget nga Shqipëria.

Shuma nëlekë që do të sillte shitja e "marijuanës" nga organizata kriminale llogaritet rreth 1.500.000 €. 

Shoferi i automjetit, një shtetas shqiptar 46 vjeç, u arrestua nën akuzën e trafikimit të drogës.