Karabinierët italianë kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar, që strehohej në shtëpinë e disa bashkëatdhetarëve.

Siç raportojnë mediet italiane, 30-vjeçari E.R. është një person me precedent penal kundër pronës.

Ndaj shqiptarit të arrestuar nga karabinierët e Romës ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet belge, të cilat e kishin dënuar me burg 30-vjeçarin e akuzuar për vjedhje.

Pritet që shtetasi E.R. të ekstradohet drejt Belgjikës për të vuajtur dënimin.