Mediat greke shkruajnë se policia helene ka arritur të arrestojë 35-vjeçarin shqiptar, i treti i arratisur nga burgu në Athinë. Policia Kriminale në Atika tha se në pranga ka përfunduar edhe i arratisuri i tretë, një person me rrezikshmëri të lartë, emri i të cilit nuk bëhet publik.
Ai u kap në një rrugë në New Smyrna disa ditë pas arratisjes, ndërsa mësohet se nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit. Tashmë, në arrati është edhe një shqiptar i katërt, një 35-vjeçar, i cili dyshohet për grabitje dhe për plagosje.
Shqiptarët u arratisën nga një burg në Athinë, të hënën. Policiai greke ka thënë se është afër arrestimit edhe të arratisurit të katërt.





