Itali, 24 qershor 2014 – Një hajdut shqiptar 36 vjeçar pati fatin e keq të vidhte kuletën një karabinieri, i cili ishte me pushime në Rimini. Shqiptari xhepist i njohur për policinë shqiptare, italiane dhe atë greke, hipi në një autobus në Rimini në zonën e Hotel Savojës.
Në autobus i vodhi kuletën një pasagjeri, i cili ishte karabinier. Profesionalizmi i karabinierit edhe në këtë rast i tregoi vlerat e veta. Ai menjëherë e kuptoi, që i kishin vjedhur portofolin, prandaj dha alarmin dhe urdhëroi shoferin të mbyllte dyert e autobuzit.
Hajduti shqiptar u kap si miu në çark pa pasur asnjë mundësi për t’ia mbathur. Karabinierit i erdhën në ndihmë kolegët e policisë së Riminit të cilët neutralizuan përpjekjet e dhunshme të hajdutit për t’i shpëtuar prangave. Hajduti shqiptar i arrestuar në flagrancë u dërgua në Burgun e Riminit.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





