Një 39­-vjeçar nga Shqipëria, është arrestuar në Itali, pasi përmes një profili të rremë në “Facebook” joshte femra të ndryshme dhe më pas i përdhunonte.

“Enzo Milano” ishte emri që përdorte shqiptari në rrjetin social, që si profil kishte vendosur foton e një të riu 17-­vjecar.

Sipas medieve italiane, mbi shqiptarin rëndojnë së paku tre denoncime nga 3 vajza që e kanë akuzuar atë për përdhunim, mes të cilave është dhe një 17-vjeçare.

Ai u bënte ftesa femrave dhe pasi ato pranonin niste bisedat. Hiqej si i dashuruar dhe kur kuptonte se edhe ato ishin të përfshira i kërkonte t’i dërgonin foto “hot”.