Policia italiane ka arrestuar një shqiptar , pasi është kapur me lëndë narkotike dhe para në Galliate. Në pranga ka përfunduar 29-vjeçari me iniciale S.D.
Policia ka vërejtur lëvizje të shumta dhe të çuditshme të disa të rinjve drejt shtëpisë së shqiptarit dhe pas kontrolleve në makinën dhe shtëpinë e tij, gjetën 106 doza kokainë për një total prej rreth 200 gram, si dhe 15,880 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme.
Gjithashtu policia gjeti edhe materiale paketimi të drogës. 29-vjeçari nuk rezultonte me precedent penalë të mëparshëm.





