Itali, 28 korrik 2014  – Një shtetas shqiptar është arrestuar të shtunën në afërsi të qytetit të Mantovës për trafikim droge. Babai i dy fëmijëve me profesion murator artizan u kap në flagrancë duke transportuar në bagazh 1 kilogram marijuanë.

Arsyeja pse shtetasi shqiptar (nuk i është bërë i ditur identiteti) fillimisht është ndaluar nga Karabinierët ka qënë shpejtësia e lartë me të cilën po ngiste mjetin. Por nga kontrolli që i’u bë automjetit të tij u gjet 1 kilogram drogë marijuanë te fshehur në bagazh, poshtë veglave të punës.

Sipas policisë italiane i ndaluari është shtetas shqiptar, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, banues në Suzzara, i pa dënuar më parë dhe me profesion muratorin. Dyshohet nga strukturat policore se i arrestuari të jetë pjesë i një trafiku drroge më të strukturuar ku dhe shërbente si korrier. Ndërkohë hetimet ende vazhdojnë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/