Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili u kap me rreth 1 kg kokainë. Operacioni u zhvillua nga policia në Bolzano në një garazh pallati, në zonën “Don Bosco”.

Mësohet se shqiptari nuk ishte banor i zonës, por aty kishte gjetur mundësinë për të fshehur lëndën narkotike.

Ndërkohë nga kontrolli në banese, shqiptarit iu gjet edhe një sasi parash prej 59,500 euro, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga veprimtaria kriminale.

Aksioni u zhvillua pas ankesave dhe denoncimeve të banorëve të zonës, të cilët kishin vënë re persona të huaj në garazhin e pallatit.

Nëse sasia e drogës e kapur nga policia do të hidhej në treg do kapte vlerën e 150 mijë eurove.