Itali, 5 maj 2014 – Në trenin Romë –Katania (Siçili) policia hekurudhore italiane sekuestroi 2 kg heroinë puro të ambalazhuar në 4 pako me peshë rreth 500 gramë secila.
Nga hetimet e policisë rezultoi se pronarë të heroinës ishte një çift shqiptaro-ukrainas.
Të arrestuarit ishin Flamur Xhasana, 30 vjeç dhe e dashura e tij ukrainase, Oksana Petsyukh, 21 vjeç.
Po vazhdojnë hetimet për të individualizuar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafikimi heroine.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





