Një 32–vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Modena për trafik droge.

Siç raportojnë sot mediat lokale, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap me 106 kg marijuanë. Droga, e ndarë në paketime të mëdha, ishte e fshehur në furgonin me të cilën lëvizte 32-vjeçari.

Lënda narkotike, nëse hidhej në treg do të gjeneronte rreth 2 milionë euro, raporton Ansa.

Kjo sasi droge, sipas raportimeve të mediave italiane, është më e madhja e kapur në Modena në 15 vitet e fundit (shih videon këtu).