Itali 15 Maj 2014 – Sot u bënë publike hollësitë për një operacion antidrogë të policisë italiane të ndërmarrë të hënën në qytetin e Kastelamares ( Castellammare) afër Napolit. Në këtë operacion u arrestuan 8 persona, 7 italianë dhe një shqiptar. Të gjithë akuzohen për mbajtje dhe shpërndarje droge, kanabis sativa.
Shqiptari i arrestuar quhet Altin Jani, 33 vjec. Ai tashmë gjendet në burgun napoletan të Poxhioreale-s ( poggioreale). Altinit gjatë kontrollit të banesës iu kap një kilogramë kanabis sativa . Policia e ndaloi atë edhe sepse kishte të dhëna se Altimi po përgatitej tja mbathte në Shqipëri për ti shpëtuar prangave italiane.





