Pas 8 vitesh kërkim, Europol dhe policia kosovare kanë mundur të arrestojnë shqiptarin më të kërkuar në Europë.
 
Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Hime Lufaj, i cili deri 24 orë më parë ishte në krye të listës së personave me rrezikshmëri të lartë të kërkuar nga Agjencia Europiane e Europol.

Urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Lufajt është ekzekutuar pasditen e djeshme rreth orës 18:00 në Deçan bënë me dije burime nga Europol.
 
Për disa kohë. Lufaj është kërkuar dhe në Tiranë e Durrës ku dyshohej se fshihej, por asnjë gjurmë e tij nuk është gjetur në Shqipëri.
 
Hime Lufaj tashmë ndodhet në paraburgim në Prishtinë në pritje të vendimit të gjykatës nëse do të ekstradohet apo jo drejt Austrisë, aty ku ndaj tij rëndojnë nga akuza e grabitjes deri tek ajo e tentativës së vrasjes së oficerëve të policisë.

Në vitin, 2009, Lufaj u përpoq të vriste një oficer policie në Austri. Ai e goditi atë me thikë në kraharor dhe në krah.

Gjithashtu, në tentativë për të vjedhur një grua, ai plagosi rëndë një tjetër person që tentoi t’i vinte në ndihmë viktimës. 

Në Prill të vitit 2016, në faqen zyrtare të Agjencisë Evropiane, u ofrua shuma 10.000 € për çdo informacion që do të çonte në arrestimin e Lufajt dhe ekstradimit të tij drejt Austrisë.