Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Sipas mediave të shtetit fqinj, në pranga ka ranë Altin Arapi, i akuzuar disa herë për vepra të rënda penale.

Altin Arapi, shqiptari 41-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e senegalezit për të cilin u ndalua nga skuadra e lëvizshme e Torinos, u arrestua nga Karabinierët e Cuorgne”, raportohet nga mediat italiane.

Mediat italiane shkruajnë se  ai ishte kthyer ilegalisht në Itali pasi u depërtua në prillin e kaluar, pasi u konsiderua i rrezikshëm pas dënimeve të shumta të raportuara.

Ai është përfshirë në një vrasje të kryer në Torino në vitin 2014.

Mësohet se 41-vjeçarit i është caktuar masa e “Arrestit shtëpiak” deri në pritje të gjykimit.