Policia ka arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për "Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike"
Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Dritan Shoraj, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë.





