Itali, 19 gusht 2014  – Policia e qytetit të Kuneos arrestoi Elidor Peçin, 33 vjeç, për grabitje me dhunë.

Peçi, në janar të këtij viti, së bashku me një person tjetër, grabiti me dhunë një pensionist.

Përveç kësaj grabitjeje, mbi Elidorin rëndon edhe një vendim gjyqësor i formës së prerë që e dënon shqiptarin me 3 vite e 6 muaj burg.

Policia ndërkohë vijonte hetimet ndaj Elidorit dhe disa miqve të tij po shqiptarë.

Nga hetimet rezultoi se grupi i keqbërësve shqiptarë po përpiqej të fuste ilegalisht në Itali dy shqiptarë me shumë precedentë penalë.

Dy shqiptarët u arrestuan në zonën e Triestes, sapo hynë në territorin e Italisë.

Të dy kishin pasaporta biometrike të falsifikuara nga sistemi.

Vetëm analiza daktiloskopike zbuloi identitetin e vërtetë të tyre.

Njëri prej tyre kishte precedentë penalë për vrasje, ndërsa tjetri ishte dëbuar dy herë nga Italia me vendim gjykate për krime kundër pronës dhe personit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/