Itali, 10 shtator 2014– Në Torino, në 18 maj 2014, një shpërndarës droge 25 vjeçar nga Gaboni, u vra me të shtëna pistolete nga një grup shqiptarësh. Karabinieria arriti ta zbardhë vrasjen e Moussa Seck, dhe prangosi katër shqiptarë pjesëmarrës në vrasje.
Në këtë vrasje mori pjesë edhe Mentor Fekollari, 41 vjeç. Karabinierët nuk arritën ta prangosin, sepse Mentori u largua për në Shqipëri. Pas disa muajsh, Mentori mendoi se mund të kthehej në Itali, sepse askush nuk do ta lidhte dot atë me vrasjen e 18 majit. Të dielën e 7 shtatorit karabinierët e arrestuan Mentorin në një autogrill afër qytetit të Astit.
Në vrasjen e të riut afrikan morën pjesë 7 emigrantë shqiptarë. Pas arrestimit të Fekollarit, vetëm dy prej tyre janë ende në kërkim.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/