Itali, 21 qershor 2014– Shqiptarët në emigracion shpesh herë e kanë të vështirë të mësohen me rregullat e zakonet e vendeve, ku kanë emigruar. Ata tentojnë të sillen si në Shqipëri duke harruar se disa sjellje, që në Shqipëri tolerohen jashtë shtetit dënohen me burg.

Islam Vuthaj, 26 vjeç, u arrestua  në qytezën e Cerinjolës (Cerignola), sepse si zakonisht kishte rrahur të dashurën, me të cilën bashkëjetonte. Islami nuk e kishte për herë të parë, që e bënte për spital të dashurën, por kësaj rradhe fqinja i telefonoi karabinierëve. Gruaja e plagosur me thikë dhe me hematoma në trup nga dajaku u shtrua në spitalin “Tatarella” për mjekime të mëtejshme, ndërsa Islami përfundoi në Burgun e Tranit.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/