Një 34-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali si pjesë e një bande shfrytëzimi prostitucioni, në kuadër të operacionit antidrogë të quajtur “Pinoku”.
Në Trento dhe Lavis pas hetimeve të policisë u arrestuan 6 persona, mes tyre edhe 34-vjeçari shqiptar me iniciale E.A., rezident në qytezën Bagnolo.
Mbi të rëndojnë akuzat për shpërndarje droge dhe shfrytëzim prostitucioni si tutor. Aktualisht shqiptari ndodhet në burgun e Kremonës.
Së bashku me shtetasin Emilian Nicolai Resmerita, 32 vjeç, shqiptari kishte prostituuar disa vajza të reja nga Evropa Lindore dhe veçanërisht nga Moldavia, shkruajnë mediat italiane.
Ata merreshin për çmimet e shërbimeve dhe i ofronin vajzave rroba, ushqim dhe prezervativë së bashku me vendin ku ato do të kryenin aktivitetin seksual me klientët e tyre.





