18 janar 2015 –  Mehdi Krasniqi, 47 vjeç u dënua me 5 vjet e 6 muaj burg nga gjykata angleze. Krasniqi shqiptar, me shtetësi angleze kishte prodhuar mijëra dokumente identifikimi false duke i shitur ato, me çmime që shkonin nga 80-500 stërlina.

Ai u dënua, jo vetëm për prodhim dokumentesh false, por edhe për pastrim parash. Anëtarët e grupit Krasniqi të arrestuar nga policia speciale angleze NCA (National Crime Agency), u dënuan me 68 vjet burg nga gjykata mbretërore angleze.