ITALI, 15 mars 2013 – Blerin Veza, i lindur në vitin 1975, me origjinë shqiptare, por që jeton në Orta Nova, u arrestua nga policia  e Ascoli Satriano për vjedhjen e dy statujave. 

Disa persona kanë telefonuar 112-ën dhe kanë raportuar për një person të dyshimtë, i cili vërdallisej në zonën e Palazzo d'Ascoli,  nën Apeninet Dauno. 

Policia menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur derën e kishës private të hapur dhe një person i cili u largua me shpejtësi, duke u përpjekur të zhduket në errësirë. 

Policia arriti të ndalojë njeriun që kishte shpërthyer derën prej druri të kishës së vjetër dhe kishte vjedhur dy statujat, e shenjtorëve Shën Mari dhe Shën Antoni.

Shtetasi shqiptar u shpall nën arrest dhe u dërguar në burgun e Foxhias, ndërsa statujat e vjedhura iu kthyen pronarit të ligjshëm.