4dhjetor 2015 – Prej 19 nëntorit nuk dihet se çfarë kishte ndodhur me fetusin që abortoi një 17-vjeçare me origjinë shqiptare dhe banim në Cittadella të Padovas. Vajza disa javë më parë ishte paraqitur në spital, me emër të rremë, duke treguar se kishte bërë abort spontan dhe se i kishte nisur hemorragji.
Por nga hetimet e kryera doli e vërteta. Bashkë me të dashurin 18 vjeç ajo kishte abortuar qëllimisht fetusin kur ishte 7 muajshe dhe e kishte groposur pranë një kampi. Të dy kishin kërkuar në internet për mjekime që provokonin abortin dhe kishin vepruar. Vajza u detyrua të shkonte në spital si pasojë e komplikacioneve. Pasi u zbulua e vërteta policia vendosi arrestimin e 17-vjeçares.
/portali DurrësLajm/





