Një vajzë shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Napoli, pasi ishte skeduar nga policia pas lëvizjeve të saj të dyshimta.
Policia zbuloi pas përgjimeve se, Samidie Halili, 27 vjeçe, çdo ditë linte tre femra në të njëjtën rrugë në Sannereto. Ato ishin gjysmë të zhveshura dhe prostituonin në pjesë të ndryshme të kësaj rruge. Në mbrëmje, shqiptarja kthehej për t’i marrë me makinë dhe për t’i dërguar në shtëpi.
Sipas policisë italiane, shqiptarja paguhej nga secila vajzë me 20 euro për çdo ditë, për të bërë punën si “taksiste”.