2 qershor 2015 – Forcat e policisë kanë vënë sot në pranga një 32-vjeçar, i cili ishte i kërkuar për tentativë vrasjeje.
Autori i ngjarjes Dorian Shurdhi, më 2 shkurt tentoi të vriste në bashkëpunim, 51-vjeçarin K.B. dhe të birin e tij M.B., 24 vjeç për motive të dobëta.
Shurdhi do të dalë para gjykatës me akuzën e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/