Itali, 23 shtator 2014 – Karbinierët e qytezës së Arnezanos në Provincën e Leces arrestuan Sokol Myderizin, 45 vjec lindur në Durrës dhe banues në qytezën e San Pietro in Lama ( në Lece). Sokoli në gusht 2014 u dënua me vendim të formës së prerë me 12 vjet e 8 muaj burg për lidhjet, që kishte me një nga klanet e mafies puljeze (Sacra Corona Unita). Sokoli që në vitin 2008 ishte kapuir me pistoletë pa leje dhe një sasi fishekësh.
Ai në hetimet e karabinierisë në vitin 2010 rezultonte si furnitor i klanit Corigliano d’Otranto të mafjes puljeze me armë, municione dhe lëndë plasëse. Menjëherë pas arrestimit Myderrizi u dërgua në Burgun e Leces.





