Ish-këshilltari i Presidentit Trump, Steve Bannon, u arrestua të enjten në New York për shpërdorimin e fondeve të mbledhura online për ngritjen e murit në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-ve.
Bannon akuzohet për përvetësim të qindra mijërave dollarëve të dhuruesve në lidhje me fushatën “Ne Ndërtojmë Murin”, ku u mblodhën 25 milionë dollarë, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Dyshohet se Bannon ka marrë më shumë se 1 milionë dollarë, një pjesë të mirë të të cilave e ka përdorur për të mbuluar shpenzimet personale. Sipas “CNN”, Bannon u arrestua së bashku me tre persona të tjerë.